Darko Bulatoviç mungon prej javesh, Marko Juriç i demtuar dhe i pezulluar me kartona, ndersa Dajan Shehi vuan ende nje demtim te pesuar qe ne ndeshjen e kaluar me Kastriotin. Vllaznia kesisoj eshte pa qendermbrojtes. Te tre ata qe ishin llogaritur per ta bere kete pune, per momentin nuk jane.
Si rrjedhoje, nga kater qendermbrojtesit e federuar ne fillim te sezonit me ekipin e pare, ka mbetur “ende ne loje” 19 vjeçari Flori Spahija. Megjithate ai nuk eshte duke u preferuar nga ana e stafit teknik, ndoshta nga mungesa e pervojes se tij.
Megjithate i duhet besuar, ashtu siç bene me Rejan Alivoden dhe ai nuk i zhgenjeu. Edhe Spahija eshte “i njejti brum” me mesfushorin. Jane rritur bashke, jane stervitur bashke, me ekipin, por edhe ne menyre individuale dhe ka treguar se mund te beje gjera te mira, pavaresisht se reparti ku ai luan eshte me delikat.
Trajneri Josa ende nuk e ka ndare mendjen per t’i besuar Spahise. Si rrjedhoje, ne pjesen e dyte te ndeshjes se kaluar ndaj Kastriotit kur u demtua Shehi, ai u detyrua te kthente Boshnjakun nga mesfusha per te formuar dyshen e mbrojtjes bashke me kapitenin Gurishta!!!
Aktivizimi i te riut Spahija vertete eshte “thike me dy presa”, por nese bind ne nje apo dy paraqitje, atehere nuk do jete nevoja te presim pafundesisht Bulatoviç te rikthehet nga demtimi apo te aktivizojme Shehin e parikuperuar plotesisht. Ashtu siç nuk do jete nevoja te rikthehet as Boshnjaku te luaje ne prapavije.
45 minutat e testit te sotem ndaj krutaneve ne miqesore, treguan se Flori Spahija e meriton nje shans. Ndaj Partizanit mbase eshte e veshtire per vete rendesine e ndeshjes, por ndaj Kastriotit ne pjesen e dyte dhe ndaj Teutes per disa minuta ne fund te ndeshjes, atij i duhej besuar. Dhe nese nuk eshte bere ne keto dy raste, mbase ne te ardhmen, nuk duhet beri i njejti gabim./SHKODRA-SPORT.COM/