Turqia e nisi aventurën e saj Europiane në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë një fitore të madhe në Shqipëri me rezultatin e pastër 0-2. Megjithatë, turqit duket se nuk janë larguar me shije të mirë nga Shqipëria dhe shkak për këtë është bërë sjellja e tifozerisë kuqezi sipas tyre.

Mediat turke, e kanë konsideruar skandal sjelljen e tifozëve të momentin që është kënduar himni i tyre duke qenë se në stadiumin ‘Loro Boriçi’ janë dëgjuar vërshëllima të shumta.

Kjo ka bërë që në Turqi të irritohen për këtë mungesë respekti nga ana e kuqezinjve ndërkohë që nuk lënë pa përmendur as hedhjen në fushë të sendeve të forta pas golit të dytë.

Në fakt, më shumë se me Turqinë tifozët kuqezi ishin të irrituar me Shqipërinë për shkak të paraqitjes së saj n fushën e blertë që në kohët e fundit, ka harruar të shënojë një gol në ndeshje zyrtare.

Kjo u pa qartë edhe në korin e tifozerisë kundrejt trajnerit Kristian Panuçi, ku i gjithë stadiumi shpërtheu duke sharë në italisht, “Panuçi Panuçi Vaffanculo”. /VipSport/