Të besuan, mbështetën, vlerësuan, dhe ata paguan!
Të paguan për lojë sulmuese!

Të paguan të bëjë skuadër me atë miell që ke!
Të paguan që skuadra të ketë ide, bosht, grup, identiteti!

Të paguan për profesionalizëm!
Të paguan të bëjë ndërrime dhe formacion me më të mirët e momentit!

Të paguam për disiplinë profesionistësh, por jo të dënoje Strakoshën!
Të paguan të të përgjigjej skuadra!

Të paguan të ishe në hapat, ecurinë, psikologjinë e Shqipërisë!
Ne nuk shkonim dot në finalet e Europianit, dëngla që ende i beson!

Të paguan dhe ti i tradhëtove ata që të deshën, respektuan, sollën, besuan!
E dimë, ne nuk kemi grupin e Canës. Mavrajt, Agollit, Kukelit, Lilës, Memushajt, Roshit, Balajt, Salihit, Xhakës, Abrashit, Sadikut e të tjerë të djeshëm! Por kjo nuk të justifikon!

Ne i kemi shumicën e futbollistëve me lojtarë stoli! Madje më i miri, më i shtrenjti luan pak tek Napoli dhe besoj se është në ngërç psikologjik!
Por: prandaj paguhesh të gjesh zgjidhje!

Dhe Panucc zgjodhe arrogancën, prepotencën, mëndjemadhësinë, mohimin e vlerave shqiptare, mosdialogun, ironinë dhe ftohjen me gazetarët shqiptarë etj, etj!
Të lamë më shumë se dy vjet të bëjë boshtin e skuadrës, vetëm bërë një çorbë bajate!

E di që ke djelmosha, që mund të jenë gati pas 2-4 vitesh, por ti kishe detyrën të alternoja dhe aspak të eksperimentoje pafund!
Panucci thjeshtë ik, e di sepse edhe Pep Guardiola të vi nuk na dërgon të finale, por kushdo që do vi do ti jap identitet kësaj skuadre!

Ti dhe veten edhe lojën sulmuese i shkatërrove, nuk u besove as vet ideve të tua!
Panucci ik! Ik se na boshatise stadiumin dhe ke bërë kuqezinjtë të braktisin simbolin, zemrën e tyre: Kombëtaren Shqiptare!
Ik dhe vetëm ik! Nuk na duhet fare 3 pikshi i Andorës, vetëm ik!

Dhe ti e di, rezultatet dënojnë trajnerin, jo gjithë grupin!
Grupin pa identitet që na le! Ik, pra!
Panucci ndihem keq që të besova!

Panucci ik, u vrave ëndrrën dhe shpresën shqiptarëve shumë herët!
Unë, ti, ai kalimtarë jemi,por kombëtarja e Republikës së Shqipërisë e përjetshëme, dhe ti e sakatove atë, e bëre gazin e botës!
Ik pra!

Ik me charter drejt Romës, jo drejt Andorrës! Vetëm ik!
Ndihem keq që besova tek ty! Prita lojën sulmuese, apo më mirë humbje me nder se dinjitoz me autobuz! Nuk bëre asnjërën! Asnjërën!

Panucci ik! Koha mbaroi!
Ndihem keq që të mbësteta, por… Ik Kristiano ik dhe shijo lavdinë si futbollist se këtë të trajnerit na gajase!
Ik pa të marrë me shkelma shqiptarët!

Forza çuna fitoni për ne!
Forca çuna luani futboll qoftë dhe me skamat e vjetra të Bariçit apo Kuzhes, Brigëllit apo Birçes, Zhegës e Bicit, Bajkos apo Rrelit etj, e natyrisht dhe me ato të trajnerit që të Francës 2016 Gani De Biasit!