Mbremjen e se merkures u permbyll me sukses ceremonia e dorezimit te çmimeve te akorduara nga gazeta “Shkodra Sport” me rastin e festave te fundivitit teksa u nderuar tre veterane me “Çertifikate Mirenjohje”, ndersa 10 figura te njohura te sportit si “Personazhet me te mire te vitit”.

Por nder çmimet e dhena kane qene edhe ato “Talenti i vitit” dhe ndoshta bukuria me e madhe e asaj mbremje ishte edhe nderimi i 8 vjeçarit Henri Troshani. Nje nderim qe erdhi per suksesin e tij ne ndeshjet e zhvilluara dy muaj me pare ne Cetinje te Malit te Zi ku ai u shpall Kampion Ballkani.

Kuptohet qe Henri, per vete moshen e tij te vogel, gjate ceremonise nuk ishte ne gjendje te thoshte shume gjera. U mjaftua duke thene “FALEMINDERIT” dhe padyshim qe mori shume duatrokitje. Sepse i meritonte.

E ardhmja e tij ne sportin e shahut duket e sigurte. Trajneri i tij Benard Leka e deklaroi hapur qe tashme ka nisur veshtiresia per Henrin sepse edhe kundershtaret do ta shohin me sy tjeter. Megjithate djaloshi shkodran eshte i vetedijshem per kete gje dhe padyshim qe nuk kerkon te ndalet vetem me suksesin e sivjetem.

Mbeshtetja qe Henri ka nga familja e tij eshte e madhe. Ambicjet jane per te shkuar shume larg dhe premisat i ka per kete gje. Thjesht i duhet mbeshtetje dhe pune sepse Talentin e ka dhunti nga Zoti.
Gjergj KOLA