Hasan Lika u largua nga drejtimi i skuadrës së Vllaznisë për shkak problemesh personale.

Trajneri i njohur kryeqytetas do të emigrojë drejt Shteteve të Bashkuara dhe në këtë mënyrë në klubin shkodran po kërkojnë për pasuesin e tij.

Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare, por me gjasë Elvis Kraja do të jetë ai që do të zëvendësojë trajnerin e njohur.

Kraja është një emër i njohur në pankinën kuqeblu pasi vitin e shkuar drejtoi shkodranët në ditët më të vështira të tyre.

Megjithatë pritet me interes të mësohet se cili do të jetë verdikti përfundimtar i klubit të Vllaznisë. Nuk përjashtohen edhe mundësi të tjera, por kjo do të mësohet vetëm në orët e ardhshme./newsport/