Ne ndeshjen e djeshme ndaj Elbasanit per kupe, ka patur disa ndryshime ne formacionin e Vllaznise sepse stafi teknik ka dashur t’u jape hapesire edhe futbollisteve te tjere.

Ajo qe ka rene ne sy ka qene lenia ne stol e disa prej titullareve te ketij ekipi dhe njeri nder to ka qene edhe mbrojtesi maqedonas Aleksandar Isaevski.

Lojtari i linjes se majte ndryshe nga te tjeret, nuk ka qene as ne stol por e ka ndjekur ndeshjen nga pjesa e siperme e stadiumit nen shoqerine e te fejuares se tij.

Nga sa behet e ditur, Isaevski ka patur nje problem shendetesor dhe per kete arsye eshte lene pushim nga ana e stafit teknik.

Tashme mbetet per t’u pare nese mbrojtesi i majte do te rikuperohet per ndeshjen me Tiranen apo jo sepse mbetet nje pike shume e forte e Vllaznise dhe konsiderohet nje nga blerjet e saj me te mira ne merkaton e veres./SHKODRA-SPORT.COM/