Kampioni i madh i boksit shqiptar Kristian Demaj i ka bere sot nje thirrje publike Ministrise se Arsimit dhe Sportit, zj. Evis Kushi.

Nje thirrje jo per vete, por per sportin qe ai perfaqeson: Boksin. Pikerisht per te mbeshtetur ekipin kombetar i cili aktualisht po perfaqesohet me 18 vjeçaret ne Kampionatin Europian qe po zhvillohet ne Mal te Zi, por sportistet nuk kane as kostumet zyrtare me te cilet te dallohen qe perfaqesojne Shqiperine. Ja çfare shkruan Demaj ne postimin e tij:

“Thirrje publike Znj. Evis Kushi (Ministre në detyrë e Kultures Arsimit Rinise dhe Sporteve).

Këto që po shikon në foto nuk janë “azilanta” por Ambasadorët tonë, janë Kampionët e Shqiperis.

Jam i sigurt që nuk jeni në dijeni fare që dje ka startuar Kampionati Europian i Boksit për U18 vjecaret në Mal të Zi (Budva) edhe pse e keni për detyrë të jeni të informuar për një Event kaq madhor, por nuk më habit aspak kjo gjë sepse këto janë përfaqesuesit e Kombit tonë Kuq e Zi, nuk janë PPP që ju jeni mësuar ti kushtoni vëmendjen maksimale.

Aman harrojeni për një moment PPP sepse këto djem janë faqja jonë mbasi janë duke na perfaqësuar Kombin tonë në Arenen Ndërkombëtare, por cfarë përfaqësimit po na bën ekipi Kombëtar?

Ka për të përfunduar Kampionati Europian dhe shpresojmë me fitore për këta të rinj, por me keqardhje asnjë shtet pjesëmarrës nuk ka për ta kuptuar se cfarë shtetit po përfaqësonin këto djem Kampiona (që as uniforma Kombëtare nuk i është ofruar).

Por prap skeni faj se ju ka mbet shteti në dorë, por aman ndaluni te paktën njëhere pas kaq shum vitesh të mos na nxini faqen në rang ndërkombëtar se jemi bërë gazi i botës me ju te “nderuar” Qeveritar “Patriota” ju rroftë “Skendërbeu”
Më poshtë një krahasim Shqipëri Vs Maqedoni…