Laçi kualifikohet me vuajtje ndaj Egnatias duke prerë biletën për në çerekfinale pas 120 minutash lojë.

Kurbinasit fituan me rezultatin 3-1, ku Nuabueze realizoi të dy golat vendimtarë. Tashmë, plotësohet faza çerekfinale me të gjitha skuadrat.

Barazimi kundër Kastriotit në kampionat është harruar tashmë dhe kurbinasit e drejtuar nga Armando Cungu do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin në turin çerekfinal.

Nga ana tjetër, pas kualifikimit të merituar ndaj Besëlidhjes, sot Egnatia do të kërkojë suksesin e radhës.

FT| Laçi-Egnatia 3-1

Teko 85′, Nuabueze 107′, 120’+2 / Xhekson 25′