Mbrojtesi gjerman Tim Brdariç eshte prezantuar diten e sotme ne Bundesligen e trete pikerisht tek ekipi FC Rot-Weiss Koblenz. Ka qene vete ky klub i cili ka publikuar lajmin e prezantimit te ketij lojtari 21 vjeçar.

Mbrojtesi shtatelarte ka qene deri para pak kohesh pjese e Vllaznise, por me pas kontrata e tij u nderpre dhe si rrjedhoje ai vendosi te kthehej serish ne vendin e tij.

Tim Brdariç eshte djali i trajnerit aktual te Vllaznise, Thomas Brdariç dhe konsiderohet nje lojtar me te ardhme dhe jo me kot skuadra e tij e re ka firmosur nje kontrate dyvjeçare me te.

Tim luajti per gjashte muaj ne Shkoder, kryesisht me ekipin U21 por eshte aktivizuar ne nje ndeshje edhe me ekipin e pare, madje edhe duke shenuar gol ne ndeshjen e kampionatit ndaj Apolonise.

Megjithate, Tim duket se nuk e gjeti veten ne Shqiperi dhe u rikthye serish ne Gjermani per te luajtur, duke shpresuar te beje me te miren per skuadren e tij te re./SHKODRA-SPORT.COM/