Pak dite me pare u be publik lajmi se ish- kampioni i boksit, shkodrani Sokol Buliqi ishte prekur nga koronavirusi dhe madje ai pati edhe shqetesimin se askush nuk po merrej me te. Megjithate pas shume nderhyrjesh, ai ka marre mjekimin e duhur dhe situata tashme duket e normalizuar.

Në një lidhje të drejpërdrejt në Tv1-Channel ish bokseri i Vllaznisë Sokol Buliqi i cili rezultoj i infektuar me Covid-19 foli rreth gjendjes se tij shëndetësore dhe sesi arriti ta fitojë betejën me të.

“Pikë së pari dua t’u falenderoj juve si media pasi zëri juaj që keni ngritur arrita të marr mjekimin e nevojshëm në spital dhe të marr veten Brenda 3 ditëve. Momentalisht jam në gjendje shumë të mirë, pardje kam berë skanerin i cili me doli mirë në problemet e frymarrjes dhe të mushkërive si dhe testin i cili më doli. Aktualisht jam në shtepi ku më duhet të qëndroj edhe 14 ditë në karantinë.

E kisha kuptuar që jam i infektuar pasi kam pasur kontaktin me pacientin 0 që ishin babë e birë dhe menjëherë jam izoluar në shtëpi duke mos pasur asnje kontakt fizik më të tjerët përvec atij telefonik. Shenjat e para që konstatova tek vetja ka qënë temperatua e cila ishte në 37 e gjysëm në fillim dhe më pas shkoj në 39 e gjysëm duke më dhënë kështu probleme dhe bllokim në frymarrje.

Falë ndëryhjes së shpejtë të bluzave të bardha dhe mjekimeve një ditë më pas jam normalizuar dhe nuk kam pasur më temperature. Këto ditë në karantinë po kryej stervitjen në kushte shtepië dhe po ndjek një dietë të shëndetshme.

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisjen me maske dhe syze kur dalin pasi është një virus që transmetohet shumë kollaj si dhe të dezinfektoni sa me shumë duart me alkool”- ka thene boksieri shkodran qe eshte shpallur 8 here kampion i vendit.