Filip Gligorov zyrtarisht u largua dje nga Partizani. Mbrojtësi i djathtë tanimë është lojtar i lirë, ndërsa duket se Kukësi është pranë futbollistit. Trajneri Diego Longo ka dashur të përforcojë ekipin, duke i kërkuar drejtuesve lojtarin.

Maqedonasi është i lirë dhe mund të firmosë kontratë kudo, teksa duket se do jetë pjesë e verilindorëve. Palët kanë nisur negociatat dhe gjithçka mund të zyrtarizohet në orët në vijim. Gligorov luan në të dy krahët e mbrojtjes.

Gjatë këtij sezoni me Partizanin, 28 vjeçari ka zhvilluar 10 takime në Kupë dhe kampionat, duke marrë 399 minuta në Superligë.

Por eksperienca e tij e pare ne futbollin shqiptar ka qene me Vllaznine para dy sezonesh, kur ne fakt ka bere paraqitje te mira dhe ka qene vazhdimisht titullar. Tashme me Kukesin mund ta kete eksperiencen e tij te trete ne Superligen tone.