Eshte larguar ne fund te dhjetorit nga Vllaznia dhe vetem sot eshte zyrtarizuar tek ekipi i tij i ri. E kemi fjalen per sulmuesin moldav Eugeniu Sidorenco.
Ai diten e sotme ka firmosur dhe eshte prezantuar tek ekipi Al Suwaiq SC qe merr pjese ne Superligen e Omanit. Sulmuesi 32 vjeçar pretendon te beje serish karriere dhe me kete kontrate te re, kuptohet qe e ka vertetuar kete gje.
Sidorenco tek Vllaznia erdhi janarin e vitit te kaluar dhe ne gjashte muajt e pare e ka justifikuar deri diku blerjen e tij nga klubi shkodran, por ne gjysmen e dyte, trajneri Brdariç nuk i besoi per asnje moment dhe ai thjesht qendroi ne Shkoder sa per te respektuar kontraten.
Per kete arsye, me 31 dhjetor kur i mbaroi kontrata, u largua me idene per te gjetur nje ekip tjeter dhe ia arriti teksa sot firmosi ne Omanin e larget.
Ish- sulmuesi i kombetares moldave tashne me Al Suwaiq SC do te mundohet te tregoje serish vlerat e tij dhe per kete arsye, e ka marre me shume deshire aventuren e tij te re./SHKODRA-SPORT.COM/