Ka mjaftuar nje barazim 1-1 ndaj Teutes (e cila luajti per gati 60 minuta me nje futbollist me pak) dhe ne Shkoder shperthyen kritikat ndaj futbollisteve kryesisht, por edhe ndaj trajnerit Brdariç.

Madje, kishte prej atyre tifozeve qe shprehen mendimin se tekniku gjermano- kroat nuk duhet te jete me ne krye te skuadres shkodrane. Nje vendim ne fakt jo shume i logjikshem, duke ditur edhe punen e madhe qe ai ka bere prej momentit te ardhjes se tij te Vllaznia.

Ne krah te Brdariç ne fakt ka dale edhe nje personazh i njohur, Armando Cungu, i cili edhe ai vete e ka provuar se çfare eshte presioni i tifozeve shkodrane. I ftuar ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa, trajneri aktual i kombetares U19 eshte shprehur:

“Duhet te jete larg mendsh mendimi per te larguar trajnerin Brdariç. Kemi te bejme me nje trajner qe pati sukses sezonin e kaluar, eshte prape ne sukses sepse ka marre 4 pike me dy ekipe rivale,

Ne Shqiperi gjithçka mund te ndodhe sepse kane dale kampione Shqiperie dhe te nesermen e kane hequr trajnerin. Kemi kaluar aq shume ture sa nuk kishte kaluar asnje ekip shqiptar dhe eshte projektuar menyra si per te te larguar.

Brdariç duhet te vazhdoje i qete punen me ekipin sepse e shoh Vllaznine ne rruge te mbare, e ka vene tashme nje tulle dhe sivjet duhet te tentojme te veme tullen e dyte”./SHKODRA-SPORT.COM/