Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni i ka mbajtur tifozët me “këmbë në tokë”, duke deklaruar se objektivi kryesor i Milanit për këtë sezon është vetëm vendi i katërt që të dërgon në Uefa Champions League.

Kjo deklaratë e italianit, vjen menjëherë pas formës së mirë të momentit të Milanit, ku dhe tifozët janë duke ëndërruar për titullin kampion të Italisë.

Paolo Scaroni pohoi nismën e skuadrës për të krijuar një stadium të ri, i cili do të jetë modern dhe do të rrisë shikueshmërinë me 50% më shumë.

“Objektivi i Milanit për buxhetin që ka është vendi i katërt, pastaj nëse arrijmë më shumë do të ishim të lumtur.

Ibrahimovic? Shpresoj qe të jetë gati në ndeshjen e rradhës në Champions. Stadiumi i ri? Ne kemi nevojë per një stadium të ri, jo vetëm Milan, por e gjithë Italia ka nevojë për stadiume moderne.

Kur një stadium është modern, kapaciteti rritet me 50% te spektatorëve”- deklaroi Scaroni.