Besart Cecelia e ka mbyllur me Basanian me fundin e sezonit të kaluar dhe tashmë është një trajner i lirë. Por duket se ai shumë shpejt mund të emërohet në pankinën e një skuadre tjetër.
Bëhet fjalë për Apoloninë e Fierit e cila ka mbetur pa trajner sepse i ka mbyllur marëdhëniet me Marko Jovanoviç. Tashmë drejtuesit fierakë janë duke menduar për zëvendësuesin e tij dhe Cecelia konsiderohet favoriti kryesor.
Tek Basania në fakt ai drejtoi vetëm pak ndeshje në fundin e sezonit, por pa lënë ndonjë gjurmë të veçantë. Gjithsesi kjo nuk i ka penguar drejtuesit e Apolonisë ta konsiderojnë atë favoritin kryesor për pankinën e tyre. Kujtojmë që kjo skuadër në sezonin e ri do të luajë në kategorinë e dytë pas dështimit që pësoi në sezonin që sapo u mbyll.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


