Të bëhesh kapiten i skuadrës së zemrës është ëndrra e çdo futbollisti. Harry Kane është një idhull i tifozëve të Tottenham, skuadër me të cilën ka shënuar pafund gjatë këtyre viteve. Gjithsesi, vjen një moment kur ke nevojë për të luftuar dhe fituar trofe.

Sulmuesi e sheh të vështirë të ndodhë kjo gjë me skuadrën aktuale dhe ka vendosur të nisë një aventurë të re në sezonin e ardhshëm.

Shumë klube të mëdha janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë, por Harry Redknapp, ish-trajneri i Spurs, ka një këshillë për të gjatë deklaratës për Sky Sport.

“Kane është një djalë ambicioz, një profesionist ekzemplar dhe një djalë i shkëlqyer. Ai do të luajë për të fituar. Mendoj se do të ishte sulmuesi ideal për Manchester City, duke llogaritur që Aguero është në fundin e karrierës.

Unë shpresoj të qëndrojë akoma te Tottenham, por nuk do ndodhë pa një projekt fitues”, deklaron trajneri anglez. /abcnews/