Kosova do të luajë ditën e nesërme një nga sfidat më të rëndësishme të historisë së saj. “Dardanët” do të përballen në gjysmëfinale të National League ndaj Maqedonisë së Veriut e më një rezultat pozitiv do të afroheshin edhe më shumë me “ëndrrën” për t’u kualifikuar në EURO 2020.

Lidhur me këtë takim mediat maqedonase kanë intervistuar edhe ish-trajnerin maqedonas, Mirsad Jonuz që sezonin e kaluar drejtori Vllazninë në Kategorinë Superiore. Jonuz u shpreh se ka besim se Maqedonia e Veriut do të fitojë ndaj Kosovës pasi maqedonasit kanë lojtarë më cilësorë.

Rezultati i ndeshjes Maqedoni – Kosovë?

Le të jetë 1: 0. Mjafton Unë jam optimist dhe besoj se Maqedonia do të fitojë.

Anët tona të mira?

Anët tona të mira janë ato që ne luajmë në shtëpi, që kemi individë më cilësorë dhe kjo është arsyeja pse mendoj se duhet, por gjithashtu se do të fitojmë.

Anët tona negative?

Uf, nuk është sekret. Nuk do të ketë tifozë, kjo është ana jonë më negative. Publiku do të thoshte shumë për futbollistët, do t’i motivonte edhe më shumë. Sidoqoftë, çfarë të bëjmë këto janë rregullat.

A do e mbështesni Maqedoninë e Veriut në këtë takim?

Mbështetje maksimale.Eksperienca dhe cilësia jonë do të vendosë. E di nga përvoja që ndeshje të tilla luhen me zemër të nxehtë dhe kokë të ftohtë. Vetëm atëherë do ta arrijmë qëllimin. Uroj shumë, shumë fat./newsport/