Lajmi i publikuar nga “Shkodra Sport” për emërimin e Nora Dedës në krye të ekipit të volejbollit të femrave, është pritur mjaft mirë në opinionin sportiv shkodran dhe më gjerë.

Urimet që ajo ka marrë kanë qenë me qindra dhe ajo që të bën përshtypje është se të gjithë kanë besim se kjo volejbolliste e mirënjohur mund t’ia dalë ta rikthejë edhe njëherë Vllazninë në nivele të larta.

Por Nora Deda nuk ka marrë urime vetëm prej Shkodret. Të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohura të sportit nga qytete të tjera të Shqipërisë të cilat duke e njohur nga afër atë por edhe duke e ditur se çfarë është në gjendje të bëjë, e kanë mbështetur në zgjedhjen e bërë.

Sot do të evidentojmë një urim shumë interesant që i ka bërë e mirënjohura e volejbollit shqiptar, e mrekullueshmja Ela Tase e cila përmes një postimi në shkrimin e “Shkodra Sport” shkruan:

“Urime Nora! “Vllaznia volej” do ketë nderin t’i drejtosh në rrugën e bukur të traditës. Suksese!” E kur këtë gjë e thotë ndoshta më e madhja e volejbollit shqiptar, sigurisht që është një shtysë më shumë që Nora Deda ta bëjë mirë detyrën që ka marrë përsipër./SHKODRA-SPORT.COM/