Pavaresisht perpjekjeve te bere per ta mbajtur skuadren e tij ne kategori, ish-trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Skopjes në Maqedoninë e Veriut.

Ai erdhi me objektivin për të shpëtuar skuadrën nga rënia një kategori më poshtë, por në finalen e “play out”-it, Skopje u mund 0-3 nga Kavadar.

Kështu 61-vjeçari i kërkoi drejtuesve dorëheqjen, ndërsa klubi do të nisë nga puna për të gjetur një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.

Ne kete menyre per Mirsad Jonuz perfundon pa sukses nje tjeter aventure ne krye te nje skuadre dhe si rrjedhoje ai tashme do te prese ndonje aventure te re.