Megi Doçi ka dhene serish kontributin e saj per Vllaznine dhe bashke me te ka festuar diten e djeshme titullin e 10-te kampion rradhazi. Nje emocion shume i madh per te dhe gjithe pjestaret e kesaj skuadre qe perveçse ne arenen kombetare, ka nderuar Shqiperine edhe ne arenen nderkombetare.

“Jam shume e lumtur per kete sukses te rradhes sepse jane shume vite pune dhe sakrifica, por ne fund u shperblyem dhe shpresoj te kemi bere krenare jo vetem keta tifoze qe ishin ne stadium, por edhe gjithe qytetin e Shkodres.

Vendosja e yllit ne fanelle sigurisht qe eshte nje kenaqesi me shume, sepse na jane dashur shume vite pune te vijme deri ketu. Fitoret per ne kane qene gjithmone detyrim. Keto suksese jane padyshim nje merite e te gjithe vajzat, e stafit teknik dhe veçanerisht e presidentit Lazer Matija”- eshte shprehur fillimisht ajo.

E pyetur nderkohe per “Kepucen e Arte”, çmim te cilin çuditerisht e humbi dje per vetem nje gol ngaqe rivalja e saj, Valentina Troka e Apolonise shenoi nje mori golash ne ndeshjen ndaj Kukësit, Megi Doçi ka “shperthyer” duke permendur edhe nje emer qe sipas saj eshte gangrena e madhe e futbollit shqiptar.

“Eshte emocion kur merr çmime te tilla, por te them te drejten per momentin nuk e di nese jam apo jo golashenuesja me e mire e kampionatit sepse lojtarja tjeter ka qene aty prane. Une di te them se Megi Doçi e ka treguar veten si tek Vllaznia, si ne ekipin kombetar, e po ashtu edhe ne Champions League.

Prandaj nuk me intereson shume se çfare behet jashte futbollit. Do te thoja diçka se nese ka diçka te keqe futbolli shqiptar sot, ai eshte Koço Kokedhima. Sa te jete ai, futbolli ne vendin tone nuk ka per te ecur perpara”- eshte shprehur Doçi./SHKODRA-SPORT.COM/