Më 20 prillin e 1986-ës, Lecce e Eugenio Fasscetti-t fitoi 3-2 në Romanë javën e parafundit të kampionatit, duke dhuruar një nga surprizat më të bujshme të historisë së futbollit italian.

Kur kishin mbetur edhe dy javë nga fundi, Roma dhe Juventus kryesonin me pikë të barabarta. Për më tepër, skuadra e Eriksson ishte favorite dhe ndeshja me Lecce-n nuk pritej të kishte histori.

Edhe pse Roma ka kaluar në avantazh pas 7 minutash, me “Olimpico”-n që ka filluar festën. Por në këtë moment ka ardhur shpërthimi i miqve, që ka shënuar 3 gola dhe ka arritur të fitojë takimin 3-2.

Një fitore që ka mbetur në historinë e Lecce-s, edhe pse nuk ka mjaftuar për të shmangur kthimin në Serinë B. tani, 32 vite më pas, ish-trajneri i puljezëve, Fascetti, ka kujtuar atë të diel të pabesueshme në një intervistë të dhënë për “Raidue”:

“Luajtëm mirë në fazën e dytë dhe kur shkuam në Romë, çdo cep i qytetit ishte gati për festë. Ndeshja filloi keq, sepse pas pesë minutash na u dëmtuar portieri titullar dhe Roma kaloi në avantazh. Më pas erdhi përmbysja jonë dhe portieri ynë i dytë, Negretti, priti gjithçka. Fituam por duhet të them se më ka ardhur keq që kam ndihmuar Juventus-in të fitojë titullin”./telesport/