Në këto ditë protestash të studentëve për tarifat e arsimit te lartë dhe pakënaqësi të tjera, ka plot personazhe që kanë dhënë një opinion të tyren.

Natyrisht nuk kanë munguar edhe batutat dhe ironitë, duke qenë se tashmë kjo ngjarje është shndërruar në temën e ditës. Në lidhje me protesten ka ofruar një “zgjidhje” edhe ish-zëdhënësja e FSHF-së, Jona Dervishi.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” ajo shkruante: “Ore cuna dhe goca, e keni kollaj fare, thjesht mos ngelni dhe nuk paguani asnjë taksë”. Kushedi nëse një sugjerim kaq “brilant” do të merret parasysh nga studentët.