Laçi fitoi një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Vllaznisë me rezultatin 1-0. Në përfundim të sfidës ka folur dhe portieri i vendasve, Mario Dajsinani. Gardiani u shpreh shumë i lumtur për fitoren, ku ishte një ndër më të mirët e sfidës.
“Mendoj se ndeshjen e përgatitëm mjaft mirë me trajnerin. Punuam shumë gjatë gjithë javës duke ditur që Vllaznia ka një ekip të fortë. Bëmë maksimumin dhe dolëm me tre pikët. Kjo është më e rëndësishmja.”
Mungesa e Regi Lushkjës
“Dihet që mungesa e Regit mund të ndikojë duke ditur rëndësinë që kishte në klub. Sot çunat që e zëvendësuan bënë mjaft mirë, nuk u ndje mungesa e Lushjkës.”
Mario në versionin “Spiderman”
“Puna e gjatë gjithë javës jep frytet e veta. Mendoj sesi çdo lojtar që ka uljet e veta, shpresoj të ketë kaluar dhe ta ndihmoj sa më shumë ekipin.”
Titulli
“Objektivi ynë i parë është të sigurojmë Europën sa më shpejt dhe të jemi sa më të qetë. Ka ndeshje shumë dhe 6 pikë janë pak mendoj.”