Brenda tre ditesh Vllaznia e volejbollit te meshkujve ka marre dy fitore. Madje ajo e djeshmja ndaj Erzenit ka qene shume e rendesishme sepse u arrit ndaj skuadres se vendit te dyte. Ne sfiden e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, djemte e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja kane fituar me rezultatin 3-1.

Ne fakt kane qene shijakasit te cilet e nisen me mire ndeshjen duke e fituar setin e pare ne shifrat 25-22, por shkodranet reaguan shpejt duke fituar setin e dyte 25-18 dhe duke barazuar gjithçka.

Kaq ka mjaftuar qe kuqeblute te behen “zoter te fushes”. Ata do te fitojne edhe setin e trete ne shifrat 25-21 dhe me pas edhe te katertin ne te njejtat shifrat dhe kesisoj krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Ne kete perballje ka shkelqyer kapiteni Nikolin Qafarena i cili ka shenuar plot 24 pike duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes. Me kete fitore, Vllaznia eshte ngjitur ne kuoten e 20 pikeve dhe eshte e pozicionuar ne vendin e trete, vetem nje pike larg Erzenit ne vendin e dyte./SHKODRA-SPORT.COM/