Kosova zyrtarizon trajnerin e ri. I përzgjedhuri i FFK-së është gjermani Franco Foda. 57-vjeçari qëndron pushim prej shtatorit të vitit 2022, kur i dha fund aventurës me zviceranët e Zurich.

Më parë ka drejtuar edhe kombëtaren e Austrisë për pesë vite (2017-2022), ndërkohë që ka punuar edhe tek austriakët e Sturmit dhe gjermanët e Kaiserslautern. Foda zëvendëson në pankinë e Kosovës sllovenin Primoz Gliha.

“Urime për trajnerin e ri. Uroj që siç është përputhur programi i tij me projektin tonë, të ketë edhe rezultate. Foda është trajneri i rezultateve. Ne këtë pjesë, ne duam rezultate sepse e kemi bërë zhvillimin tonë. Shpresojmë që Foda të jetë trajneri që do të ngelë në historinë e Kosovës, për ta kualifikuar në garat evropiane.

Foda ka qenë në Kosovë para dy javësh. I ka parë kushtet dhe ka vendosur. Ka kontratë dyvjeçare. Në këto dy vjet, në këto garat e radhës, do të realizojmë programin e tij dhe kërkesat tona.

Në futbollin tonë s’ka asgjë të sigurt, por ne po përpiqemi ta bëjmë punën sa më të mirë. Foda i ka duart e lira për të vendosur, po vjen me ekipin e tij, nuk do të ketë asnjë ndërhyrje, por do ta ketë mbështetjen e Federatës”, ka deklaroi presidenti i FFK-së, Agim Ademi.