“Juban Danja- Murlani” ka marre nje fitore te thelle ne javen e 16-te te kampionatit duke fituar ne Bilisht me rezultatin e thelle 10-0 ndaj ekipit vendas. Ka qene futbollistja Fabiola Caka qe ka arritur te zhbllokoje rezultatin qe ne minuten e 2-te te ndeshjes teksa e ka derguar topin ne rrjeten e portes kundershtare.

Me pas gjithçka eshte bere e lehte dhe kane ardhur golat e tjere njeri pas tjetrit. Te dytin e ka shenuar futbollistja Paula Jaku, ndersa po ne pjesen e pare do te shenonte edhe kater gola te tjere duke e mbyllur ate ne shifrat 6-0.

Autore te ketyre golave do te ishin futbollistet Çerkini qe ka shenuar dy here e po ashtu edhe Vasa e Piranaj duke e bere gjithçka me te lehte per ne pjesen e dyte.

Ne kete 45 minutesh do te shenoheshin edhe kater gola te tjere me autore Leben, Ana Kolen dy here si dhe Paula Jakun serish qe do te shenonte golin e dyte personal dhe te fundit te ndeshjes qe mbyllet me fitoren e thelle 10-0 te “Juban Danja- Murlanit”.

Me kete trepikesh, ekipi i drejtuar nga trajneri Elis Legata eshte ngjitur ne kuoten e 33 pikeve dhe tashme mban vendin e katert, me pike te barabarta me Tirana AS qe mban vendin e trete./SHKODRA-SPORT.COM/