Ndeshja mes Skocisë dhe Ukrainës, e vlefshme për play-off-in e Botërorit që do të luhet në Katar do të shtyhet.

Dy ekipet kombëtare duhej të përballen më 24 mars në Glasgow në Hampden Park, por Ukraina i ka kërkuar FIFA-s që të shtyjë ndeshjen për shkak të pushtimit që ka nisur Rusia.

Për pasojë do të shtyhet edhe finalja kundër Uellsit dhe Austrisë. Palët kërkojnë një datë të re për sfidën dhe qershori, koha kur Liga e Kombeve rikthehet në fushë, duket të jetë opsioni më i mundshëm, raportojnë mediat ndërkombëtare

Por nga ana tjeter ende nuk eshte e qarte me ndeshjet qe kombetaret e ndryshme kane planifikuar te luajne kunder Rusise. Per momentin ajo eshte e perjashtuar nga te gjithe kompeticionet dhe kjo ka bere qe shume gjera te komplikohen.