Mbështetja e madhe që Roman Abrahmovich ka pasur nga Putin, ka kushtuar shtrenjtë për presidentin e Chelsea-t.

Tashmë po përgatitet shitja e klubit dhe largimi i tij pas shumë vitesh suksesi te londinezët.

Mediat britanike shprehen se ky largim i Abrahomovic do të pasohet edhe me shumë të tjera, teksa lojtarë të njohur të Chelsea-t do të ndërpresin marrëdhënien e bashkëpunimit.

Gjithashtu Petr Cech, Bruce Buck dhe Marina Granovskaia do të largohen nga Chelsea.

Në një situatë të tillë, lojtarët e huazuar që po shkëlqejnë, mes të cilëve edhe Broja, e kanë terrenin më të lirë se kurrë më parë.