Valsi i trajnerëve në Itali, ka prekur edhe klubin e Spezias në Serinë A, ku aktivizohet edhe mbrojtësi i kombëtares Ardian Ismajli.

Pas largimit të Gatuzos nga Fiorentina, vjollcët janë shumë pranë trajnerit të Spezias, Vinçenzo Italiano.

Në këtë formë, Spezia ka nisur të mendojë për një zëvendësues në mënyrë që të përfaqësohen në mënyrë dinjitoze në sezonin e ri. Emri më i pqyer është ai i Klaudio Ranierit.

Ky i fundit do të ishte shumë prestigjioz për Spezian, ndërsa me siguri do ta dërgonte ekipin e Ismajlit me shokë, në një tjetër nivel. Megjithatë, mbetet për t’u parë si do të përfundojnë negociatat mes palëve të përfshira. /VipSport/