Kalidu Kulibali, futbollist i Napolit është një nga ata që bën shumë bamirësi. Mbrojtësi është parë teksa dhuron batanije për të pastrehët që kanë ftohtë, apo kur i fal 500 euro një lypësi.

Por, së fundmi, gjesti i tij është edhe më i madh teksa Kulibali ka dërguar një anije me ushqime, maska kundër COVID, 2 ambulanca dhe pajisje për spital në Senegal.

Lojtari nuk e harron origjinën e tij dhe ka vendosur të ndihmojë me mundësitë që ka.

Anija pritet që të mbërrijë në Senegal pas një jave, ndërsa me siguri në vendin afrikan do të gëzohen pa masë për këtë veprim nga i preferuari i tyre. /VipSport/