Vllaznia është në rrugë të mbarë me rinovimet. Pasi zgjatën kontratën me Jonuzin dhe Zogovic, kuqeblutë kanë gjetur akordin edhe me Dilaver.

Sulmuesi boshnjak ka besimin e stafit, teksa sezonin e shkuar ia doli të shënojë 15 gola me shkodranët, katër nga të cilët në Kupën e Shqipërisë.

Duket se shtatëlarti do jetë rinovimi i radhës në kampion kuqeblu, teksa skuadra ndodhet në Serbi për fazën përgatitore.

Vllaznia luan në Conference League me Shiroki Brijeg, skuadrën nga Bosnja. Pas largimit të Markut dhe Shehit, duket se te Vllaznia është koha e rinovimeve./newsport/