Atleti i mirenjohur shkodran, ish- kampioni i Europes Izmir Smajlaj sot na ka dhene nje lajm te mire. Pas nje periudhe 4 mujore vuajtje si rrjedhoje e nje demtimi serioz qe ka kaluar, ai i eshte rikthyer serish pistes se atletikes per te rinisur stervitjen.

Permes nje statusi te publikuar ne rrjetet sociale ai e ka bere te ditur kete gje dhe po ashtu ka deklaruar edhe objektivat e tij per garat e ardhshme ku padyshim qe do te tentoje te arrije serish rezultate te larta. Ja statusi i tij:

“Jam i lumtur qe u riktheva ne pisten time te dashur, ku kisha munguar prej 4 muajsh pas nje demtimi serioz qe pesova.

Uroj qe nga sot, te ri-marr forcen dhe formen sportive sa me shpejt, e te jem gati per vitin 2020 ku me presin garat me te rendesishme te karrieres sime. ( Kampionati Boteror, Europian dhe Olimpiada Tokyo 2020)

Faleminderit qe me ndiqni hap pas hapi dhe me jepni mbeshtetje! Ju jam mirenjohes!