Pas triumfit mbrëmjen e së shtunës në Europianin e atletikës që u zhvillua në Beograd (Serbi), ku fitoi medaljen e artë në garën e kërcimit së gjati, atleti shkodran izmir Smajlaj ka mbërritur në Shqipëri, ku dhe është pritur nga një grup fansash e familjarësh. Ata kanë dashur t’i bëjnë një surprizë kampionit të Europës, duke brohoritur në aeroport. “Është diçka vërtet emocionuese kur shoh se familjarët dhe miqtë më presin. I falënderoj dhe ua dedikoj atyre këtë sukses”, u shpreh atleti Izmir Smajlaj për mediat.as mbërritjes nga Beogradi, ku u zhvillua Europiani i sallave të mbyllura, atleti shkodran ka patur pak kohë për të pushuar, teksa ka rinisur stërvitjen për të arritur të tjera suksese.

Vetë Smajlaj premton se mund të bëjë më shumë në të ardhmen, duke kërkuar më shumë mbështetje nga të gjithë. “Falënderoj ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe dhe nëse kjo mbështetje vazhdon unë premtoj se do të sjell të tjera medalje”, tha Smajlaj. Trajneri i tij Vildan Tufi ka qenë një nga të paktët që ka besuar të nxënësi i tij Izmiri do t’i kalojë 8 metrat. Tashmë për këtë dyshe nisin sfida të tjera.

www.shkodrasport.com