Vllaznia U19 vazhdon te kaloje momente jo te mira ne kampionat. Pas humbjes javen e kaluar 5-0 ndaj Partizanit ne transfertem sot eshte mundur 1-4 edhe nga Bylis, madje brenda ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Por humbja e sotme ka deri diku e justifikuar sepse trajneri Sinani ka patur plot 7 mungesa dhe pikerisht 4 lojtaret e pezulluar nga Disiplina, 2 te tjere me kartona te kuq si dhe Shimajn me 4 te verdha. Dhe ne keto rrethana, 19 vjeçaret shkodrane nuk kane qene ne gjendje te bejne asgje ndaj ballshioteve.
Keta te fundit kane shenuar shpejt dy gola me ane te Hodos dhe Akibu, para se Kevin Dodaj te ngushtonte shifrat per kuqeblute duke rihapur shpresat edhe per barazim, por nuk do te ndodhte keshtu. Gjoni do te shenonte edhe golin e trete per Bylis U19 qe e mbyll pjesen e pare ne avantazh 3-1.
Ne pjesen e dyte pritej serish nje reagim i vendasve, por ne fakt ndodh e kunderta. Ballshiotet shenojne edhe golin e katert serish me Gjonin dhe ketu mbyllet gjithçka me fitoren e tyre ne shifrat 4-1.
Pas ndeshjeve te javes se dyte te fazes se trete te kampionatit, Bylis U19 ngjitet ne kuoten e 22 pikeve dhe mban per momentin vendin e pare ne renditje, nderkohe qe Vllaznia U19 ka 18 pike dhe eshte e pozicionuar ne vendin e katert./www.shkodrasport.com/