Për të parën herë në histori, katër skuadra angleze kanë arritur finalen dhe BT Sports do t’i transmetojë si atë të Champions League ashtu edhe atë të Europa League falas nëpërmjet aplikacionit të tyre në Youtube dhe televizionit.

Çdokush me ekran përpara tij mund t’i shohë dy ndeshjet më të mëdha të sezonit.

Arsenal, Chelsea, Tottenham dhe Liverpool janë katër skuadrat angleze që kanë arritur finalet e kompeticioneve, diçka që nuk kishte ndodhur ndonjëherë.

Finalja e Europa League mes Arsenal dhe Chelsea-t do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit javën tjetër.

Ndërsa ajo e Champions League do të zhvillohet më 1 qershor në Madrid të Spanjës./telesport/