Sfida Barcelona dhe Real Madrid ka gjithçka,emocione,spektakël,madhështi por edhe detaje tjera që e bën ndryshe këtë super përballje me plot tensione,tifozeri dhe jo vetëm.

Shqiptari nga Sllatina e Tetovës Marsim Neziri ngriti flamurin shqiptar në mes të Bernabeut, por fatkeqësisht ishte miku i tij që u gëzua më së shumti sepse skuadra e tij e zemrës Barcelona shkatërroi Real Madridin në ndeshjen kthyese të gjysëm finales në Kupën e Mbretit.

Marsimi në fakt kishte bërë një udhëtim të gjatë nga Amerika së bashku me mikun e tij Mahi Idrizi për të qenë pjesë e emocioneve të kësaj super përballjeje mes dy gjigandësh të futbollit.

Në fakt Marsimi është tifoz me Interin,por në sfidën e El klasikos ai anon kah Real Madrid duke u bërë pjesë e vuajtjes dhe kokëdhembjes për shkak të fitores blaugrana./Faktiditor.ch/