HomeKRYESOREJames Rodriguez në Katar, AS i zbulon klauzolën speciale në kontratë

James Rodriguez në Katar, AS i zbulon klauzolën speciale në kontratë

James Rodriguez është larguar nga Premier League, pas eksperiencës me skuadrën e Everton. Kolumbiani ishte i preferuari i Carlo Ancelotti, ndërsa me largimin e italianit situata e tij ndryshoi.

Dëshira e Rodriguez ishte të luante në një kampionat të fortë, por shumë klube nuk ia plotësonin atij kushtet financiare.

Kështu ai ka pranuar propozimin e Al Rayyan në Katar, ndërkohë që spanjollja “AS” ka zbuluar një klauzolë interesante.

Në marrëveshjen me Al Rayyan, James ka përfshirë një pikë në kontratë që e lejon atë të largohet falas nëse e kërkon PSG, ku luan edhe Leo Messi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments