Pasditja e se merkures ka “dhuruar” lajmin se Laberia ka bere surprizen e madhe ne ndeshjet e Kupes se Shqiperise duke mundur 2-1 Vllaznine. Nje rezultat qe ndoshta askush nuk e kishte menduar, por krejt ndryshe thone ne kampin vlonjat.

Trajneri i ketij ekipi ne nje prononcim te dhene per “Panorama Sport” ka vleresuar perkushtimin e futbollisteve dhe punen qe ata bejne çdo dite ne stervitje e qe po jep frutet e veta.

“Pavaresisht entuziasmit te treguar dhe opinionit te krijuar se eshte nje arritje historike fitorja ndaj Vllaznise, dua t’u kujtoj te gjitheve se jemi nje skuader e ndertuar prej 3 vitesh me djem nga Vlora qe e kane ne ADN-ne e tyre futbollin. Duhet theksuar kjo pasi ndihemi pak te nenvleresuar ne kete aspekt.

Si ndjehem qe munda Brdariç? Te them te drejten eshte thjesht frut i punes qe ne bejme. Çdo dite e me shume jam i lumturuar per arritjen e djemve, sepse ata jane protaginistet e vertete dhe kjo fitore u takon atyre.

Kemi marre shume komplimente per fitoren ndaj Vllaznise, por ju siguroj se nuk ka qene rastesi. Ishim pergatitur gjate gjithe javes per te zhvilluar nje loje te barabarte edhe pse me nje kundershtar superior. Ne ne çdo ndeshje nuk futemi si inferiore”- eshte shprehur trajneri i Laberise Arlind Rustemi.