Vllaznia e ka fokusuar totalisht vëmendjen te ndeshja ndaj Partizanit, që do të luhet të dielën në stadiumin “Elbasan Arena”. Nje sfide kjo shume e rendesishme per kampionat e cila do te tregoje edhe forcen reale te kuqebluve

Humbja 1-2 në Kupë ndaj Labërisë është harruar shpejt dhe trajneri Thomas Brdariç ka kërkuar ta mbajë të karikuar skuadrën sepse nuk ka kohe per te humbur ngaqe ndeshja ndaj te kuqve eshte ne prag.

Të gjithë lojtarët që kanë pasur probleme dëmtimesh gjatë këtyre dy javëve të para të sezonit janë rikthyer të gatshëm. I vetmi lojtare qe vazhdon te mungoje eshte mbrojtesi i majte Bulatoviç i cili edhe per disa kohe duket se do te jete larg fushes se blerte.

Megjithate mungesa e tij per momentin nuk eshte duke u ndjere ndersa te gjithe te tjeret jane te gatshem per te luajtur dhe do te jene ne dispozicion te stafit teknik per ndeshjen e se dieles.

Ballafaqimi ndaj Partizanit, i vlefshem per javen e trete te “Abissnet Superiore” do te luhet te dielen ne oren 19.45 ne stadiumin “Elbasan Arena” dhe po vleresohet maksimalisht nga te dy skuadra./SHKODRA-SPORT.COM/