Ish-trajneri i njohur, Agim Canaj ka qenë i ftuar në emisionin “Sport Plus News” të gazetares Daljana Sejdia. Canaj foli për ecurinë e Skënderbeut ku vlerësoi punën e trajnerit Shehi.

“Skënderbeu ka pasur pak oshilacione, pavarësisht se ka pasur shumë ndryshime. Është një skuadër mjaftë e pjekur. Një diçka shprese është vendimi i KAS. Mund të jetë disekuilibrus, ose një vendim ekuilibrua. Ka ditur t’i manovrojë të gjithë situata. Po e udhëheq me meritë kampionatin.

hehi është integruar shumë mirë, ka transmetuar atmosferën e mirë që ka pasur Skënderbeut. Unë nuk ia uroj gabimet, ajo që duhet parë është në qoftë se do të marrë goditje pas goditjesh.

Atëherë është problemi i Skënderbeut. 5-6 lojtarë kanë ikur nga kampionati, ky është një problem. Klubet duhet të mësojnë nga menaxhimi i të gjithë elementeve. Në kampionatet shqiptare gjithmonë kanë ikur lojtarët cilësor. Niveli i kampionatit tonë është shumë më i ulët dhe kjo është arsyeja kryesore pse lojtarët largohen. Ecuria e Partizanit? Formën e mirë e ka treguar vetëm brenda fushës, duhet parë tani, si do reagojë jashtë fushe.

Nuk mund të luajë Partizani me të njëjtën strategji si në shtëpi. Prania e tifozëve të Partizanit duhet të jetë më e madhe, pavarësisht çmimeve. Kukësi pavarësisht se mund të ketë çuduar në lojë, ka një eksperiencë të madhe. Them që do të jetë një ndeshje e mbyllur. Kukësi do të jetë i integruar në fazën mbrojtëse dhe do të luajë me kundërsulm. Mendoj që Partizani do të jetë një skuadër që do të shfaq ato element që ka shfaqur në ndeshjet e kaluara.

Laçi ka mundur 2 skuadra kryesore. Flamurtarin brenda dhe Tiranën jashtë. Është e vetëm që s’ka humbur. Gjithmonë në fillim të kampionatit, Flamurtari në bazë të merkatos, kishte objektiv titullin. Edhe Tirana gjithashtu. Kanë marrë lojtarë të rëndësishëm.

Po i japim të drejtë Laçit, edhe pse i ikën 2 lojtarë cilësor, ka bërë mirë. Shtubina ka marrë në dorë fatet e Laçit. Ka bërë një punë shumë të madhe. Laçi ka gjetur gjuhën e përbashkët me Mërgjyshin. Pavarësisht se në 20 minutat e fundit, Tirana ishte shumë dominuese. Ndonjëherë fati nuk është me ty. Kur bëhen të gjitha bashkë, hapi rrugën”, u shpreh Canaj.