Adnan Januzaj pritet t’i bashkohet lojtarëve të shumtë shqiptarë në Serinë A. Agjenti i lojtarit, Mino Raiola ja ka ofruar kartonin e futbollistit Napolit, me klubin që nga ana e tij ka shfaqur interes për t’a realizuar këtë transferim.

Kontrata e Januzaj me klubin ku luan aktualisht, Real Sociedad, skadon në përfundim të këtij sezoni. Në këto kushte futbollisti me origjinë shqiptare do të ishte në kërkim të një eksperience të re në Itali.

Sipas asaj që raporton ‘Tuttomercatoweb”, mundësitë për konkretizimin e transferimit janë, por Napoli duhet të bëjë zgjedhjen mes Januzajt dhe lojtarëve të tjerë që kërkon, për të zgjedhur sulmuesin e radhës në skuadrën e drejtuar nga Luçiano Spaleti.

Nese do te vinte ne Itali, kjo padyshim qe do te ishte diçka pozitive per Januzajn, megjithate mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe deri ne vere.