Kategoria e Parë do të zbresë në fushë ditën e shtunë, ndërsa me përjashtim të takimit Dinamo-Erzeni i vlefshëm për Play-Offin e Grupit A që do të luhet në orën 15:00 pasi do të transmetohet nga RTSH, të gjitha ndeshjet startojnë në orën 16:00.

Vllaznia e Bylisi janë pushim këtë javë, ndërsa ndeshje interesante duket ajo mes bluve e shijakasve për vendin e dytë. Takime mjaft të forta do të jenë edhe ato për Play-Outin e Grupit A, ku Burreli-Veleçiku e Shënkolli-Vora janë si finale për skuadrat respektive që duan mbijetesën.

Ndërkohë, Oriku pret Besën, me skuadrën e periferisë së Vlorës që synon vendin e tretë këtë sezon, ndërsa Tomori do të luajë në Ballsh. Ja ndeshjet dhe oraret:/Vipsport/

Kategoria e Parë

Java 22

Grupi A

Playy-Off

Dinamo – Erzeni ora 15:00

Korabi – Besëlidhja ora 16:00

Vllaznia-Pushim

Plau-Oyt

Burreli-Veleçiku ora 16:00

Shënkolli-Vora ora 16:00

Iliria-Pushim

Grupi B

Play-Off

Orikumi-Besa ora 16:00

Lushnja-Egnatia ora 16:00

Bylis-Pushim

Play-Out

Tomori-Turbina (“Adush Muça”, Ballsh) ora 16:00

Apolonia-Pogradeci ora 16:00