Në javën e 30-të të Kategorisë Superiore, kryendeshja që pritet me një interes të veçantë është ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut.

FSHF ka vendosur një trajtim të veçantë për këtë takim, duke e lënë për në ditën e hënë.

Ndërkohë takimet e tjera do të zhvillohen në fundjavë, teksa kjo javë do të hapet në ditën e shtunë, ku Kamza-Lushnja do të luhet në orën 16:00.

Takimet e mbetura të Superiores do të zhvillohet në ditën e dielë. Vllaznia-Luftëtari dhe Laçi-Kukësi do të luajnë në orën 16:00, ndërsa Flamurtari do të përballet ndaj Teutës në orën 19:00. /vipsport/