Kjo javë është shumë e rëndësishëm për fatinë Juventusit në këtë sezon e jo vetëm. Bardhezinjtë janë ende në pritje të vendimit të Kolegjit të Garancisë në Komitetin Olimpik Italian që i hoqi penalizimin me 15 pikë në renditjen aktuale të Serisë A.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, vendimi i argumentuar do t’u shpërndahet palëve brenda kësaj të premte dhe aty bardhezinjtë do të kuptojnë më mirë se mbi cilat baza janë shpëtuar përkohësisht nga ndëshkimi në renditjen e Serisë A dhe në cilat gradë pritet të jetë i riu.

Kjo pasi me publikimin e argumentimit, nis zyrtarisht nga e para procesi në Gjykatën e Apelit të Federatës, e cila e kishte dënuar me heqjen e 15 pikëve.

Tani ajo duhet të rishikojë vendimin duke e argumentuar në mënyrën e duhur, pasi te ai që kishte dhënë disa muaj më parë, nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Pasi të publikohet argumentimi, Gjykata e Apelit do të caktojë edhe datën e gjyqit të ri, nga i cili Juventusi do të mësojë nëse ka penalitete të reja dhe në cilën masë do të ndikojnë pjesëmarrjen në Europë.