Pas një dite pushimi, kuqeblutë nga nesër do të nisin përgatitjet për dy ndeshjet e rradhës, ndeshje këto që do t’i luajë brenda kësaj jave. Fillimisht të mërkurën për kupë me Kastriotin ndërsa më pas, të shtunën do të luajë ndaj Laçit për kampionat. Padyshim që janë dy sfida shumë të vështira të cilat meritojnë një vëmendje maksimale nga futbollistët dhe stafi teknik.

Padyshim që fillimisht sytë dhe mendja do të fokusohen tek sfida me krutanët. Takimi i parë i luajtur në transfertë siç dihet ka përfunduar në barazim 0-0 dhe për këtë arsye, Vllaznia i duhet medoemos të fitojë të mërkurën për të kaluar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

 

Kjo padyshim që është detyrë për të. Pasi të ketë mbyllur gjithçka në mesjavë, pastaj fokusi do të përqendrohet tek sfida e kampionatit me kurbinasit që do të luhet në transfertë dhe padyshim që kuqeblutë nuk duhet ta humbasin për të mos lëshuar terren në renditje.

© shkodrasport.com