Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJo vetëm afrime, të kuqtë largojnë dy futbollistë

Jo vetëm afrime, të kuqtë largojnë dy futbollistë

Tek Partizani nuk ka vetem afrime por edhe largime lojtaresh dhe kjo ne fakt eshte mese e pranueshme sepse kontigjenti i lojtareve duhet reduktuar. Per kete arsye, edhe gjate dites se sotme ka patur nderprerje kontrate me lojtare te caktuar.

Partizani ka konfirmuar largimin e dy lojtarëve nga klubi. Bëhet fjalë për Milan Mirosavljev dhe për Aleksandar Damçevski.

Sulmuesi serb dhe mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut duket se nuk kanë gjetur hapësirat e nevojshme në skuadër dhe kanë zgjedhur të largohen.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i Partizanit, me anë të një postimi në rrjetet sociale. “FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Aleksandar Damçevskin dhe Milan Mirosavljev. Të dy lojtarët kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën me klubin”- shkruhet ne kete njoftim.

Mirosavljev u afrua në fund të merkatos që janarit këtë vit, ndërsa Damçevski erdhi në verën e kaluar, me të dy lojtarët që vendosën të ndërpresin kontratën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments