Dritan Smajli la Veleçikun per te nisur tashme puna tek skuadra e qytetit te tij te lindjes Beselidhja. Ne fakt te dy keto ekipe sivjet do te luajne ne te njejten kategori, por duket se lezhjanet do kene me shume ambicje ne synimet e tyre.

Pikerisht per kete arsye, mesohet se drejtuesit e Beselidhjes ndryshe nga ato te Veleçikut kane nisur menjehere punen per ndertimin e ekipit dhe trajneri Smajli po “piketon” lojtaret me te cilet do te punoje.

Dhe gjeja e pare qe ai ka nder mend te beje eshte te marre edhe ndonje nga futbollistet me cilesore qe ka patur tek Veleçikut dhe njeri prej tyre eshte sulmuesi i njohur Arsen Hajdari.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se ne adrese te tij ka mberritur edhe oferta dhe 34 vjeçari e ka mirepitur ate. Çka do te thote se ne ditet ne vijim mund te vije edhe akordi mes paleve dhe po ashtu edhe firma ne kontrate.

Beselidhja ne fakt nuk eshte e panjohur per sulmuesin shkodran sepse ka luajtur me te edhe dy here te tjera dhe tashme eshte e treta e verteta, teksa sebashku me trajnerin Smajli do te tentojne ta ngjisin kete skuader nje kategorine e pare./SHKODRA-SPORT.COM/