Ne Shqiperi gjithe keto kohet e fundit po flitet per evazion fiskal edhe ne futboll dhe ne debatet mes klubeve te futbollit dhe Qeverise, kjo eshte nje teme kryesore.
Por duket se ky nuk eshte nje problem vetem per futbollin e nje vendi te varfer si Shqiperia, pasi lajmet e fundit flasin per probleme te medha edhe ne nje vend si Gjermania.
Prokuroria e Frankfurtit ka urdhëruar mëngjesin e sotëm kontrolle në bazë të një hetimi për evazion fiskal, ku paraprakisht thuhet se është e përfshirë edhe Federata Gjermane e Futbollit (DFB).
Rreth 200 agjentë policie kanë kryer kontrolle të imtësishme në zyrat qendrore të Federatës Gjermane të Futbollit dhe në një sërë apartamentesh në pronësi të zyrtarëve të lartë të këtij institucioni.
Kërkimet u përqendruan në 5 rajone të ndryshme si Hessen, Bayern, Niedersachsen, Rheinland-Pfalz, Nordrhein-Ëestfalen, ndërsa momentalisht nuk janë konfirmuar detaje të mëtejshme për rastin.