HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJosa me 'dhimbje koke', konfirmohet një tjetër mungesë të dielën

Josa me ‘dhimbje koke’, konfirmohet një tjetër mungesë të dielën

Problemet me dëmtimet e kanë shoqëruar shumë Vllazninë në këto javë. Emra si: Latifi, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, Heriç, Aralica e të tjerë kanë pasur probleme të vazhdueshme. Edhe kjo javë kundër Laçit e gjen Vllazninë me mungesa në peshë në formacionin titullar.

Kështu për Liridon Latifin ende nuk ka një datë për rikthmin në fushën e lojës. Ku dëmtimi i prishtinasit ka rezultuar më i rëndë seç u mendua në fillim. Po ashtu edhe Esin Hakaj prej dy javësh ka munguar tek kuqeblutë, e ndaj kurbinasve nuk duket të jetë i gatshëm. Mund të ketë një shpresë për rikthimin e Boshnjakut dhe Heriç.

Por për të dy mesfushorët duhet parë me kujdes situata e dëmtimeve të tyre. Ky raund e gjen Vllazninë edhe me një tjetër mungesë të rëndësishme. Fjoart Jonuzi konfirmohet që do jetë jashtë të paktën edhe këtë javë kundër laçianëve. Rikuperimi i tij i plotë do edhe pak kohë që të arrihet dhe stafi nuk do të rrezikojë.

Një mungesë me peshë kjo për formacionin e Joses, që duhet të “arnojë” 11-tshen titullare për ndeshjen e së dielës. Një takim që paraqet një shkallë të lartë vështirësie, ku transfertat në Laç kanë qenë gjithmonë të “sikletshme” për çdo skuadër të Superiores.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments