Dinamo po vjen drejt kompletimit. Po përmirësohet dita-ditës situata me lojtarët e dëmtuar te Dinamo.

Trajneri Nevil Dede ka pasur jo pak probleme me mungesat në ndeshjet e fundit, por në Fier ai do ta ketë grupin më të plotë. Eni Imami u rikuperua që para Besëlidhjes, ndonëse u kursye.

Patrik Bardhi dhe Ersildio Smaçi i janë bashkuar grupit dhe pritet të jenë gati për të dielën.

Jashtë skuadrës mbeten ende Indrit Prodani dhe Artur Rexhinaldo.

Blutë shkojnë më të freskët në transfertën me Apoloninë. Kujtojmë që ata nuk luajtën ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë, ngaqë Butrinti nuk u paraqit dhe për pasojë janë të kualifikuar.